Ndjekësit e alienëve: Një anije kozmike e alienëve është rrëzuar

Gjuetarët e alienëve janë të bindur se një objekt misterioz që e kanë parë nga Google Earth është një anije kozmike e rrëzuar

Fun

05/03/2018 09:14

Kjo masë, që ende nuk është identifikuar u zbulua në afërsi të Antarktidës, në një ishull të largët  ku jetojnë vetëm 20 njerëz.

Teoricentët e web’it në një faqe të njohur për alienë të quajtur “Secureteam10”, e përdorën hartën satelitore për të zmadhuar dhe për të parë më afër anijen kozmike.

Gjurmë të çuditshme mund të shihen rreth objektit, që lë të nënkuptohet se ajo rrëshqiti nëpër borë nëpër një distancë të madhe, para se të ndalej.

Këto pamje u publikuan të shtunën në Youtube dhe deri më tani është parë më shumë se 150.000 herë.

Disa persona besojnë se bëhet fjalë për jashtëtokësorë, ndërsa, disa të tjerë thonë që mund të jetë thjesht një shkëmb që është shtyrë nga akullnaja që ndodhet afër saj.