Ndjekësi e ofendon Emina Cunmulajn, modelja i publikon mesazhin

Emina Cunmulaj është modele shumë e njohur shqiptare.

ShowBiz

23/02/2018 16:51

Ajo është shumë aktive në rrjete sociale, në të cilat publikon vazhdimisht imazhe nga përditshmëria e saj, shkruan lajmi.net.

Edhe pse jeton larg trojeve shqiptare, ajo nuk e ka harruar asnjëherë traditën, andaj shumë shpesh publikon imazhe me ushqime tradicionale.

E në një prej tyre, ajo së fundi postoi bukë të misrit me kos, mbi këtë imazh e kishte fyer një ndjekës.

“Buke kollomoqit, djath e kos= më e mira”, ka shkruar Emina, ndërsa një mesazh i erdhi me fjalët “Komplimente per thjeshtesin tende”, e i njëjti më herët i komentoi “Oj e k.rv”shprehu nje her ne gjuhen tanta TURP”.

Kjo gjë e kishte habitur modelen duke thënë se i njëjti person një herë e shanë e tjetrën i bën lëvdata. /Lajmi.net/