Ndizet alarmi në rezidencën e Rihannës, rrethohet nga automjete të policisë

Rezidenca e Rihannës në LA u mbush me automjete të policisë dhe helikopter, pas një alarmi për sulm.

ShowBiz

14/08/2018 09:56

Policia njoftoi se në rezidencëns e këngëtares në “Hollywood Hillst”, të hënën kishin reaguar pas një alarmi të lëshuar gabimisht, shkruan DailyMail, transmeton lajmi.net.

Policia tha për “TMZ” se ata kanë dërguar njësitë e tyre në shtëpinë e këngëtares në Los Angeles pasi alarmi u aktivizua rastësisht.

Burime të afërta me këngëtaren kanë thënë se ajo nuk ishte në shtëpi kur kishin arritur autoritetet.

Muajin e kaluar, policia kishte arrestuar një burrë me emrin Eduardo Leon, i cili kishte hyrë në shtëpinë e Rihannës, ai ishte akuzuar më pas për krime të shumëfishta përfshirë edhe vjedhjen. /Lajmi.net/