Ndizen Zjarret në Prekaz

Manifestimi treditor, i cili kishte filluar më 5 mars, të premten ka përfunduar me ndezjen e flakadanëve të lirisë tek Kullat e Jasharajve.

Lajme

07/03/2014 23:05

Ka përfunduar manifestimi “Nata e Zjarreve” në Prekaz në përkujtim të rënies së Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe familjes së tij 59 anëtarëshe, 16 vjet më parë.

Manifestimi treditor, i cili kishte filluar më 5 mars, të premten ka përfunduar me ndezjen e flakadanëve të lirisë tek Kullat e Jasharajve, të cilët u vranë nga forcat serbe në mbrojtje të atdheut.

Në përkujtim të të rënëve, kishin shkuar qytetarë të shumtë nga gjithë Kosova dhe jashtë saj.

(Kosovapress)