Ndizen qirinj edhe në Prizren për Astrit Deharin

Edhe në qytetin e Prizrenit , janë ndezur qirinj për të kujtuar aktivistin e Vetëvendosjes, Astrit Dehari.

Lajme

07/11/2016 18:22

Më anë të një statusi në Facebook, deputeti i Nismës për Kosovën, Zafir Berisha ka treguar se edhe Prizreni ka ndezë qirinjtë për Deharin.

Kësaj fotografie ai ja ka bashkangjitur edhe një tekst.

“Qirinjë në sheshin “Shatërvan” për të nderuar dhe kujtuar të riun e aktivistit e VV-së Astrit Dehari, i cili ka humbur jetën në rrethana ende të paqarta në burgun e Prizrenit”, ka shkruar ndër të tjera Berisha në Facebook.