Ndizen Flakadanët e Lirisë – përmbyllet Epopeja e UÇK-së

Në Prekazin e komandantit legjendar Adem Jashari, sonte janë ndezur Flakadanët e Lirisë, për ta nderuar luftën e tij dhe të rënët e familjes Jashari.

Lajme

07/03/2018 18:25

Me atë që njihet si “nata e zjarreve” përmbyllet edhe Epopeja e UÇK-së, që shënjon 20 vjetorin e fillimit të luftës në Kosovë.

Në këtë aktivitet po marrin pjesë shumë njerëz nga e gjitha Kosova, ndërsa më pas do të mbahet dhe një koncert në sheshin që mban emrin e heroit Adem Jashari, në Skenderaj.