Ndiqeni LIVE shortin për fazën e grupeve të Kupës së Botës

Gjithçka gati për shortin e fazës së grupeve të Kupës së Botës.

Sport

01/12/2017 16:04

Sot, nga ora 16:00 në Pallatin Shtetëror në Kremlin do të hidhet shorti për fazën e grupeve për Kampionatin Botëror.

32 kombëtaret pjesëmarrëse do të ndahen në tetë grupe me nga katër skuadra.

Lajmi.net ju sjell në kohë reale më të rejat nga tërheqja e shortit në Moskë.

Grupi A: Rusia, Uruguai, Egjipti, Arabia Saudite.

Grupi B: Portugalia, Spanja, Irani, Maroku.

Grupi C: Franca, Peruja, Danimarka, Australia.

Grupi D: Argjentina, Kroacia, Islanda, Nigeria.

Grupi E: Brazili, Zvicra, Kosta Rika, Serbia.

Grupi F: Gjermania, Meksika, Suedia, Republika e Koresë.

Grupi G: Belgjika, Anglia, Tunizia, Panama.

Grupi H: Polonia, Kolombia, Senegali, Japonia.