Ndikimi i Rusisë në Kosovë po rritet
Policia e Kosovës është absolutisht e gatshme të bëhet pjesë e Interpol-it dhe e organizatave të tjera të sigurisë
Lajme
Drejtori ekzekutiv i Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë, Florian Qehaja, ka paralajmëruar se ndikimi i Rusisë në Kosovë po rritet. Ai në një intervistë për Epokën e Re, ka thënë se kjo po bëhet duke aplikuar instrumentin e “fuqisë së butë”, përmes disa organizatave joqeveritare në katër komunat veriore dhe të disa medieve të caktuara në rajon.
Sa i përket gjendjes së sigurisë në vend, Qehaja vlerëson se krimi i organizuar, korrupsioni, obstruksionet nga Serbia dhe ekstremizmi i dhunshëm e radikalizmi janë rreziqet kryesore që i kanosen Kosovës.
Ndërsa rreth anëtarësimit të Kosovës në Interpol, ai ka përmendur pengesat politike që do të dalin gjatë këtij rrugëtimi.