Ndikimi i kripës në shëndetin tonë

Një studim i ri zbulon atë se si ndikon kripa në shtypjen e gjakut.

Lifestyle

12/09/2014 21:30

Doktorët gjithmonë kishin paralajmëruar për rreziqet nga konsumimi i ushqimeve me kripë të lartë, duke thënë se kjo është e dëmshme për shëndetin.

Por, një studim i ri ka zbuluar se natriumi nuk shkakton shtypje të lartë të gjakut dhe se lidhja ndërmjet këtyre dyjave është më shumë një kompleks se sa diçka që duhet besuar, transmeton Lajmi.net.

Hipertensioni është sëmundja kronike më e përhapur në botë. I njohur si “vrasës i heshtur”, shtypja e lartë e gjakut ka simptoma të qarta.

Rreth 30% e njerëzve në Angli kanë hipertension, por shumica nuk janë në dijeni.

Shkencëtarët analizuan të dhënat e 8.670 të rriturve francezë dhe arritën në përfundim se supozimi se kripa shkakton presion më të lartë të gjakut është i “ekzagjeruar”, transmeton Lajmi.net.

Qëllimi i tyre ishte që të vlerësojnë ndikimin e jetesës dhe faktorët ushqyes në nivelet e presionit të gjakut.

Pavarësisht që nuk gjetën asnjë lidhje të drejtpërdrejtë, autorët e studimit vunë re se pacientët të cilët kishin hipertension, kishin konsumuar më shumë kripë se sa ata që nuk kishin hipertension.

Gjetjet e tyre sugjerojnë se kripa ndikon në njerëz në mënyra të ndryshme.

Hulumtuesit gjetën faktorë të tjerë të jetesës duke përfshirë konsumin e alkoolit, moshën, dhe më e rëndësishmja indeksi në masë të trupit (BMI), që janë të lidhur me rritjen e presionit të gjakut, transmeton Lajmi.net.

Të hash më shumë fruta dhe perime ndikon në uljen e tensionit të lartë.