A ndihmojnë cigaret elektronike në lënien e duhanit?

Shumë duhanpirës kanë menduar se duke përdorur një cigare elektronike mund të braktisin duhanin, por studimi i fundit thotë të kundërten.

Lifestyle

02/04/2016 05:32

Përkundër pohimeve të mëhershme se cigaret elektronike ndihmojnë në lënien e duhanit, studimi i fundit i bërë nga ‘Google’ thotë të kundërten, përcjell lajmi.net

“Cigaret elektronike janë promovuar si mjet kundër lënies së duhanit, por kërkimet në lidhje me këtë janë më pak se 1% në ‘Google’ dhe duket se njerëzit e kanë humbur besimin tek efikasiteti i saj” u shpreh autorja e hetimit Rebecca Williams nga Universiteti i Karolinës së Veriut.

Pra, sipas studimit të fundit, cigaret elektronike nuk janë zgjidhja e duhur për lënien e duhanit dhe aplikimi i metodave përmes recetave natyrale dhe vendosshmërisë është mënyra më e mirë për t’a bërë këtë hap./lajmi.net