“Ndihmo edhe Ti” bën me shtëpi dy vëllezër nga Lipjani

Organizata “Ndihmo edhe Ti” ka bërë me shtëpi familjet e komunitetit ashkali, Qerim dhe Fitim Mziu nga Lipiani.

Lajme

30/06/2017 11:33

Këtyre dy familjeve sot i janë dorëzuar çelësat e shtëpive.

“Kushtet në të cilat jetonin ishin jashtë cdo standardi për jetë. Fitimi jetonte vetë i pesti në një kontejner prej 20 metra katror, kurse Qerimi me familjen e tij në një shtëpi pothuajse të rrënuar.”

“Falë organizates “Ndihmo edhe Ti”, dhe njerezve vullnet mirë, keto dy familje përfundimisht e kanë të zgjidhur problemin e banimit, pasi janë bërë më shtëpi të reja”.

Kjo organizatë me këtë rast ka falënderuar zyrtarët Komunal të Lipjanit, përfaqesuesin e komunitetit të ashkalive, Liman Ramadanin dhe deputetin Veton Berisha, për punën e palodhshme që kanë bërë.

Poashtu, “Ndihmo edhe Ti” ka falënderuar edhe Komunën e Lipjanit dhe Organizates “Voice of Roma” për participimin që kanë bërë në punët rreth ndërtimit të këtyre shtëpive.