Ndihmës sekretari amerikan, Hoyt Yee viziton Kosovën, takime për zhvillimet e fundit

Zëvendës Ndihmë Sekretari për çështjet evropiane dhe euro-aziatike, Hoyt Brian Yee do të qëndroj sot për vizitë në Kosovë.

Lajme

28/03/2017 08:14

Ai gjatë ditës do të takohet me dy personalitete politike të vendit për të diskutuar për zhvillimet e fundit në Kosovë, shkruan Indeksonline.

Nga ora 13 ai do të zhvilloj një takim me kryeparlamentarin Kadri Veseli në kabinetin e kryetarit, për të vazhduar pastaj me ministren për Dialog, Edita Tahiri në objektin e ministrisë së Punëve të Jashtme nga ora 15.