Ndëshkohet Balotelli

Për shkak të formës së dobët, Mario Balotelli mund të mbetet në bankën e rezervistëve të Liverpoolit për ndeshjen e sotme kundër WBA-s në Anfield.

Sport

04/10/2014 12:07

Menaxheri i Liverpoolit, Brendan Rodgers është duke konsideruar mundësinë e lënies së sulmuesit Mario Balotelli në bankën e rezervistëve për ballafaqimin kundër West Bromwich Albion, të shtunën në kuadër të Premierligës.

Tabloidi britanik “The Sun” ka njoftuar se strategu i Reds është i pakënaqur me formën e sulmuesit italian dhe si rezultat ai mund të mos jetë në formacionin bazë për ballafaqimin e sotëm.

Balotelli ende nuk ka shënuar asnjë gol në Premierligë pas transferimit në Liverpool nga Milan, gjatë afatit kalimtar të verës për 16 milionë funte.

Ai realizoi një herë në fitoren 2:1 ndaj Ludogorets Razgrad në Ligën e Kampionëve.