Ndeshjet që nuk duhen humbur nesër

Dita e shtunë sjellë disa përballje interesante në futboll.

Sport

01/12/2017 23:20

Derbi mes Napolit dhe Juventusit i fituar 0-1 nga këta të fundit, ka qenë vetëm fillimi i një fundjave me shumë ndeshje interesante.

Dita e nesërme sjellë tjera sfida që nuk duhen humbur.

Në Premierligë, Chelsea nga ora 13:30 takohet me Newcastel United, Liverpooli nga ora 16:00 në udhëtim përballet me Brightonin, ndërsa ‘ajka’ është për fund, ku nga ora 18:30 Arsenali në ‘Emirates’ pret Manchester Unitedin.

Në La Liga, nga ora 13:00 Barcelona në ‘Camp Nou’ takohet me Celta Vigon, ndërsa nga ora 20:45 Real Madrid luan me Bilbaon në udhëtim./Lajmi.net/