Ndeshjet e kurdisura të La Ligës

Pas Levante – Real Zaragoza, janë identifikuar edhe gjashtë nga 13 duelet e La Ligës që dyshohen se janë të kurdisura, në skandalin më të ri që ka dridhur futbollin spanjoll.

Sport

03/10/2014 16:51

Skandali i ndeshjeve të kurdisura në La Ligë është duke u zgjeruar gjithnjë e më tepër.

Përveç ballafaqimit Levante – Real Zaragoza nga 21 maji i vitit 2011, sipas të përditshmes spanjolle “El Pais”, janë 13 takime nga elita e futbollit spanjoll, por edhe liga e dyte që dyshohet se janë të manipuluara. Por, tani për tani janë zbuluar vetëm gjashtë prej tyre, në pritje të provave konkrete.

Dyshimet janë tek: Xerez-Hercules 0-0, Levante-Deportivo La Coruna 0-4, Huesca-Sabadell 4-3, Girona-Xerez 2-4 dhe Hercules-Murcia 0-2.

Të enjten, kapiteni i tanishëm i Atletico Madridit, Gabi, ish futbollist i Real Zaragozës pranoi se ishte pjesëmarrës në kurdisjen e ndeshjes kundër Levantes ku ai realizoi të dy golat në fitoren 2:1, që ia siguroi skuadrës së tij të atëhershme mbijetesën në La Ligë.