Ndeshjet e Evropianit drejtpërdrejt në sheshin Skenderbeu në Prishtinë

EURO 2016 do të jetë ngjarja më e madhe e këtij viti në Evropë, e në veçanti për shqiptarët, për faktin se Shqipëria për herë të parë ka arritur të kualifikohet në një ngjarje kaq të madhe futbollistike. Për këtë, Prishtina Football Fest nga KD Events& Communications do të bëjë transmetin drejtëpërdrejt të të gjitha ndeshjeve të këtij evropiani në sheshin Skenderbeu në Prishtinë.

Sport

31/05/2016 12:11

“Në Shqipëri nën patronatin e Bashkisë së Tiranës, janë duke u finalizuar përgaditjet për Tirana Fan Zone, transmetimit e ndeshjeve të kampionatit evropian në sheshin e qytetit. Kurse në Prishtinë, për të gjithë Kosovën, dhe pjesëmarrësite nga diaspora që do t`i kemi këtu, do të organizohet Prishtina Football Fest nga KD Events& Communications, transmetimi i ndeshjeve të kampionatit evropian në futboll EURO 2016, në sheshi Skenderbeu në Prishtinë, duke fillu prej 10 qershorit, dhe sidomos me 11 qershor kur është loja e parë e Shqipërise kundër Zvicrës dhe pritet pjesëmarrje masive në shesh, e deri në përfundimin e kampionatit me 10 korrik”.

“Gjatë të gjithë kampionatit evropian sheshi Skenderbeu në Prishtinë, do të jetë në festë të vazhdueshme, ku përpos transmetimit të ndeshjeve do të ketë edhe aktivitete kulturore dhe rekreacionale, të shoqëruara me muzikë dhe lojëra të ndryshme”, thuhet në njoftimin e Prishtina Football Fest. /lajmi.net