Ndeshje fantastike

Gjashtë vjet pas shpalljes së pavarësisë nga Serbia, Kosova theu izolimin duke zhvilluar ndeshjen e parë miqësore ndërkombëtare në barazimin 0:0 me Haitin në stadiumin Adem Jashari në Mitrovicë. Por, pavarësisht dështimit për të realizuar edhe një gol të vetëm, më tepër se 17 mijë tifozët e pranishëm në mënyrë frenetike e duartrokitën ekipin me…

Sport

05/03/2014 19:35

Gjashtë vjet pas shpalljes së pavarësisë nga Serbia, Kosova theu izolimin duke zhvilluar ndeshjen e parë miqësore ndërkombëtare në barazimin 0:0 me Haitin në stadiumin Adem Jashari në Mitrovicë.

Por, pavarësisht dështimit për të realizuar edhe një gol të vetëm, më tepër se 17 mijë tifozët e pranishëm në mënyrë frenetike e duartrokitën ekipin me fanellën bardh e kaltër.

I kënaqur me paraqitjen e skuadrës u nda edhe portieri Samir Ujkani, i cili iu bashkua Kosovës, duke u larguar nga Kombëtarja e Shqipërisë.

“Ishte fantastike, edhe pse nëse do të kishim shënuar, gjithçka do të ishte e përkryer”, u shpreh portieri i Palermos pas ndeshjes.

Sidoqoftë, Kosova la përshtypje të mira me paraqitjen e parë, edhe pse ishte e pafat para portës së Haitit.