Ndeshje e “çmendur” na pret në xhiron e fundit të Bundesligës (FOTO)

Në Bundesligën gjermane janë zhvilluar ndeshjet e xhiros së 33-të.

Sport

13/05/2017 18:01

Ndeshja kryesore ishte ajo mes Leipzigut dhe Bayern Munich, ku kampionët bavarezë arritën që në dhjetë minutat e fundit të bëjnë përmbysje të madhe, duke e fituar ndeshjen 4:5.

Garë e madhe po bëhet edhe për mbijetesë, ku Hamburg mori pikë të artë në udhëtim te Schalke, ndërsa Wolfsburg barazoi 1:1 me Monchengladbach.

E në xhiron e fundit, Hamburg pret Wolfsburgun, ku kjo përballje përcakton edhe skuadrën që do të mbetet në elitën e futbollit gjerman./Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6