Ndeshja ndaj Ajaxit, speciale për Sergio Ramosin

Ndeshja mes Ajaxit dhe Real Madridit do të jetë e veçantë për mbrojtësin Sergio Ramos.

Sport

13/02/2019 21:05

Ajax në stadiumin ‘Johan Crouyf’ pret Real Madridin për të zhvilluar ndeshjen e parë të 1/8 së finales së Ligës së Kampionëve.

Për Sergio Ramosin, ndeshja ndaj Ajaxit do të jetë ndeshja e 600-të në fanellën e Real Madridit.

Gjatë karrierës së tij te Real Madrid, Ramos ka shënuar 84 gola, duke fituar edhe 20 trofe.

Mbetet të shihet nëse Ramos në këtë ndeshje të veçantë do të arrij të shënojë gol./Lajmi.net/