Ndeshja më e çuditshme që kemi parë: Askush nuk e di çfarë po ndodhë dhe kush po luan

Një nga ndeshjet më interesante në basketboll që kemi parë viteve të fundit është ajo mes Fenerbahces dhe Maccabit.

Sport

28/09/2018 19:51

Turneu ‘Pavlos Giannakopoulos’ vuri përballë skuadrat e mëdha turke dhe izraelite, dhe të dyjat në parket dolën me fanella me ngjyrë të ngjashme.

Ballafaqimi me fanella të ngjashme, e bëri sfidën edhe më interesante.

Ishte pothuajse e pamundur që tifozët të dallonin ekipet, po aq e vështirë ishte edhe për lojtarët.

Përfundimisht më mirë bëri klubi turk, që e fitoi ndeshjen me rezultat 94:92./Lajmi.net/

YouTube player