Ndeshja kundër Huesca do të jetë special për Luka Modric

Real Madrid ndeshjen e radhës do ta zhvillojë kundër Huescas (sot).

Sport

09/12/2018 12:43

Kjo ndeshje do të jetë më e veçanta në karrierë për mesfushorin e Real, Luka Modric.

Lojtari është paraqitur në finale të Ligës së Kampionëve ku edhe ka fituar, ka luajtur në finale e Kupës së Botës, mirëpo ndeshja ndaj Huescas do të jetë e paharrueshme për të, shkruan lajmi.net.

Ai në këtë takim do të zbresë në fushë për herë të parë si lojtari më i mirë në botë, zyrtarisht, pasi ditë më parë ka fituar “Topin e Artë”.

Ai këtë vikend do të rikthehet në formacionin e Real Madrid pas një jave jashtëzakonisht emocionuese për të.

Kroati ka mbyllur një prej viteve më të suksesshme kalendarike, sa i përket aspektit individual, në karrierën e tij.

Kujtojmë se ndeshja Huesca – Real Madrid do të luhet sot me fillim nga ora 16:15./Lajmi.net/