Ndeshja e xhiros së parë të Superligës, zhvillohet me reflektorë në Prishtinë

Është caktuar orari i ndeshjeve për javën e parë të IPKO Superligës që nis këtë fundjavë.

Sport

14/08/2018 17:52

Edicionin e ri të garave e hap ndeshja që zhvillohet të shtunën, ku takohen Feronikeli – Trepça’89, njofton FFK.

Kater ndeshje luhen të dielën, kurse javën e përmbyll ndeshja ndërmjet Prishtinës dhe Gjilanit.

Takimi në stadiumin Fadil Vokrri, luhet nën dritën e reflektorëve.

 Orari

E shtunë – ora 16:45

Feronikeli – Trepça ’89

E diel  – ora 16:45

Drita – KEK-u

Liria – Ballkani

Flamurtari – Ferizaj

Llapi – Drenica

E hënë – ora 19:45

Prishtina – Gjilani. /Lajmi.net/