Ndeshja e sezonit për Sarrin – Mungon Higuain, ky është formacioni i mundshëm

Maurizio Sarri do ta ketë një test mjaft të vështirë këtë fundjavë në Premierligë.

Sport

01/02/2019 18:45

Chelsea do të përballet me skuadrën e fundit në tabelë, Huddersfield, të cilët janë të motivuar për fitore, pas dy gabimeve radhazi të Chelsea.

Për fatin e keq të trajnerit të “bluve” të Londrës, Gonzalo Higuain nuk do të jetë i gatshëm për këtë ndeshje, transmeton lajmi.net.

Pritet që Marcos Alonso të rikthehet në pozitën e startuesit, në vend të Emerson, kurse në sulm pritet të luaj Giroud me Hazard e Pedro.

Para ndeshjes, disa fjalë ka folur edhe Sarri, i cili ka komentuar situatën e argjentinasit Higuain.

“Për momentin, Higuain nuk është në gjendjen më të mirë fizike, sepse në 45 ditë ai ka luajtur shumë pak, për shkak të problemeve me shpinën dhe për shkak të merkatos” ka thënë Sarri, transmeton lajmi.net.

“Ai duhet të përmirësohet dhe nëse e bën këtë do të na hyj në punë menjëherë” ka thënë ndër të tjerash italiani. /Lajmi.net/