Ndeshja e parë e xhiros së 6 të Superligës, mbyllet në barazim

Ballkani dhe Trepça ’89 kanë barazuar në Suharekë, në ndeshjen hapëse të xhiros së gjashtë.

Sport

21/09/2018 17:48

90-minutëshi nuk prodhoi asnjë gol dhe u mbyll 0:0, përcjellë Gazeta Olle.

Vendësit ishin më të mirë në shumicën e kohës dhe krijuan më shumë raste, ani pse gati gjysmën e ndeshjes e zhvilluan me një lojtar më pak.

Egzon Shabani u ndëshkua me karton të kuq në fillim të pjesës së dytë pas një gjesti jo-sportiv dhe la ekipin e tij me 10 lojtarë në terren.

Pavarësisht këtij fakti, Ballkani krijoi disa mundësi të mira, e më të mirën prej tyre e pati kapiteni Visar Berisha, i cili nuk e qëlloi cakun krejt i vetëm para portierit mysafir.

Me këtë barazim, Ballkani grumbullon 8 pikë, ndërsa Trepça ’89 6. /Lajmi.net/