Ndërton “ballkonin” në një pemë për të shijuar pamjet e natyrës (Foto)

Osman Lokman Gecer nga Duzce, në afërsi të Detit të Zi ka ndërtuar një ballkon të gjerë tetë metra katrorë lart në një pemë, në mënyrë që të shijojë natyrën e bukur përreth.

Fun

30/04/2016 16:03

Gecer, i cili jeton në vendbanimin Cumayeri kishte vendosur të ndërtojë këtë “ballkon” në një lartësi prej shtatë metrash në pemë në mënyrë që nga lartësia të shikojë turnetë e rafting-ut.

thumbs_b_c_68f0c58f0df02078b0c7db45bdeb7a49

Siç shprehet, me ndihmën e vëllait të tij ballkoni ishte ndërtuar për dy javë, raporton Anadolu Agency .

13091903_537254303126586_2601990424698174459_n

“Nuk kemi përdorur ndonjë material të posaçëm. Kemi përdorur dërrasat e gjetura por ja që fituam diçka të bukur. Nga ballkoni shikojmë lumin dhe konsumojmë çaj duke u kënaqur me pamjen”, tha

“Në mbrëmje konsumojmë çaj këtu. Vijnë miqtë tanë, ndërsa kalimtarët bëhen kureshtarë kur na shikojnë lartë”, shtoi Gecer./ lajmi.net.

13118972_537254339793249_4391695371536437863_n