Ndërtohet ashensori për në hapësirë me gjatësi 20.000 metra

Ky ashensor do të ketë gjatësi 20.000 metra që njëkohësisht do të jetë 20 herë më e gjatë se ndërtesa 'Burj Khalifa' në Dubai, e cila për momentin mbanë epitetin si ndërtesa më e lartë në botë.

Fun

17/08/2015 08:31

Ashensori i hapësirës, i dizajnuar nga kompania hapësinore kanadeze ‘Thoth’, ka filluar t’a implementojë projektin pasiqë kanë pranuar patentën amerikane për këtë lloj teknologjie. Kompania ‘Thoth Techonlogy’ thotë se janë duke planifikuar ndërtimin e një kulle vertikale që do të ketë gjatësi 20.000 metra që njëkohësisht do të jetë 20 herë më e gjatë se ndërtesa ‘Burj Khalifa’ në Dubai, e cila për momentin mbanë epitetin si ndërtesa më e lartë në botë.

Caroline Roberts, presidentja dhe drejtoresha ekzekutive nga ‘Thoth’ rrëfen se: ‘Aterimi në një pistë në nivel të detit është demonstrim i mrekullueshëm, por aterimi në 20 km mbi nivelin e detit do t’a bëjë udhëtimin në hapësirë sikur fluturimet e rëndomta.’ Kompania thotë se kjo kullë mund të përdoret edhe për gjenerim të energjisë nga era, telekomunikim, dhe turizëm.  /lajmi.net

inflatable space elevator