Ndërtesa më e vjetër në botë, 4900 vjet

Një grup arkeologësh gjatë germimeve në afërsi të Monmouth në Wells, kanë dalë në një përfundim tepër interesant, sipas tyre mendohet se është gjetur ndërtesa më e vjetër në botë.

Fun

18/03/2018 09:43

Ata kanë gjetur një banesë të fortifikuar dhe ndërtuar rreth 4,900 vjet më parë, përgjat Epokës së Akullnajave. Ndërtesa është ngritur mbi shtylla druri për të mbrojtur atë nga sulmet e fiseve fqinje. Datimi me radiokarbon i drurit zbuloi se godina e fortifikuar e gjetur në Monmouth, South Wales, është ndërtuar në vitin 2917 para Krishtit – duke e bërë 300 vjet më të vjetër se sa piramidat e Gizës.

 


Ndërtesa ishte ndërtuar mbi shtylla prej druri mbi liqenin e ngrirë (gjatë Epokës së Akullnajave), për tu mbrojtur ndaj sulmeve të mundshme. Liqeni është zhdukur prej kohësh, por fortesa prej duri ka mbijetuar. Dhe, duke përdorur radiokarbonin, shkencëtarët kanë përcaktuar se shtëpia është ndërtuar në vitin 2917 para Krishtit.

 


Kjo është 300 vjet para se Piramidat e Egjiptit të ndërtoheshin dhe gurët e Stonehenge të ngriheshin. Vendbanimet e lashta të ndërtuara në liqen ose kënetë janë gjetur në Skoci dhe Irlandë. Por shumica e tyre janë 600 vjet më vonë. Deri më tani, ka vetëm një ndërtesë të tillë të lashtë, që gjendet në Angli: jo shumë larg nga Monmouth, në Liqenin Llangorse në Beacons Brecon. Por vetëm një dhe  tashmë është rindërtuar – por mijëra vjet më e re.

 


Ky zbulim është bërë gjatë gërmimeve të kompanisë Barratt Homes development-  dy vjet pas zbulimit parahistorik të një vendi për ndërtimin e anijeve. Kjo ndërtesë mendohet të jetë ndër më të vjetërat në botë që është gjetur deri më sot.Në vitin 2013 gjatë disa gërmimeve u gjetën 3 kanale rreth 31 metra të thella me gjërësinë e një kanoe. Ato datojnë që nga viti 1700 pes, dhe mendohen të kenë qënë kanale në të cilat riparoheshin dhe ndërtoheshin anijet.

 


Ky cep jugor i Uellsit duket si një djep i qytetërimit britanik. “Ky është me siguri është një nga zbulimet parahistorike më mahnitëse”, thotë Stephen Clarke, kryetar i Shoqërisë arkeologjike Monmouth dhe autor i Lost Lake – Dëshmia prehistorike e Boat-Building (ndërtesave-varkë).“Një tipar i veçantë është se ndërtimi është bazuar në tri trarë që janë të vendosur në terren horizontalisht. Secili nga trarët është një metër i gjerë”. Këto shtëpi janë ndërtuar nga fiset të ndryshme për shekuj me radhe që nga Epoka e Gurit, Bronzit dhe Hekurit.