Ndërron jetë tifozi i flaktë i Brazilit

Tifozi i famshëm i Kombëtares së Brazilit, Clovis Acosta Fernandes, ka ndërruar jetë.

Sport

16/09/2015 16:24

Fernandez u bë i famshëm në Kampionatin Botëror “Brazili 2014”, ndërsa prej nëntë vitesh ishte i sëmurë me kancer, raportojnë mediet braziliane.

Ai u shndërrua në një ikonë të përfaqësueses braziliane kur u fotografua duke qarë në humbjen 7 me 1 nga Gjermania, derisa në dorë mbante një kopje të Kupës së Botës, tranmseton koha.net.

Tifozi ishte i pranishëm në 150 ndeshje të Kombëtares së Brazilit, ndërsa udhëtoi në 60 shtete për t’i përcjellur ata.