Ndërron jetë shefi ekzekutiv i Nintendo-s

Nintendo, kompania japoneze e video-lojërave, njoftoi sot se shefi ekzekutiv dhe presidenti i kompanisë, Satoru Iwata, ndërroi jetë më 11 korrik 2015, pasi vuante nga kanceri.

Auto & Tek

13/07/2015 16:07

Iwata nisi karrierën e tij si programues i lojërave për kompaninë HAL Laboratory, e cila ka bashkëpunuar në të kaluarën me kompaninë Nintendo në disa projekte të ndryshme.

Ai iu bashkua kompanisë japoneze të lojërave në vitin 2000. Në vitin 2002 Iwata u bë presidenti i katërt i kompanisë Nintendo. Gjatë kohës që ka punuar tek Nintendo, Iwata është përfshirë në disa projekte të suksesshme të kompanisë. Ai u bë shefi ekzekutiv i divizionit të Nintendo-s në Amerikë në vitin 2013.

Satoru Iwata ndërroi jetë në moshën 55-vjeçare pas një beteje të gjatë me kancerin.