Ndërron jetë profesori i UP-së

Ka ndërruar jetë profesori i Universitetit të Prishtinës Mehdi Jashari.

Lajme

12/09/2018 16:20

Ai ishte ligjërues që nga vitit 1983.

Rektori i UP-së Marajn Demaj ka ngushëlluar familjen Jashari duke vlerësuar lartë veprën e profesorit:

E nderuara familje JASHARI,

Sot me dhimbje pranuam lajmin që prof. dr. Mehdi Jashari nuk gjendet më në mesin tonë. Në cilësinë e rektorit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, bashkë me menaxhmentin dhe studentët e këtij Universiteti, me lejoni t’u shpreh ngushëllimet më të sinqerta dhe bashkë me Ju, të ndajmë këtë dhembje të madhe që ka kapluar zemrat e secilit prej nesh.

Në vitin 1983 profesor Mehdi Jashari është angazhuar si ligjërues në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, përkatësisht në Fakultetit e Edukimit Fizik dhe Sportit në Prishtinë. Gjatë viteve të tij të angazhimit në UP, përveç kontributit si mësimdhënës, prof. Jashari ka mbajtur edhe pozita menaxheriale në këtë Fakultet, fillimisht si prodekan për dy mandate dhe me pas si dekan i FEFS-it për një mandat.

Përveç kontributit që ka dhënë në arsimin e lartë, prof. dr. Mehdi Jashari do të mbahet mend edhe për karrierën e tij në fushën e sportit vendor, si: hendbollist, trajner e gjyqtar sportiv.

Profesor Jashari ishte shembull për kolegët, studentët dhe të gjithë ata që e njohën. Për këtë, ne me krenari do ta kujtojmë prof. Jasharin si kolegë, mësimdhënës dhe dekan me një personalitet të lartë.

I paharruar qoftë kujtimi për profesorin e nderuar!

Me respekt,

Prof. Dr. Marjan Dema

Rektor i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.