Gjendet në mal të Podujevës një trup i pajetë

Policia e Kosovës për rajonin e Podujevës ka noftuar vdekjen e një viktime mashkull në fshatin Bellosicë, gjatë ditës së djeshme.

Lajme

22/10/2018 12:51

Siç raportohet, viktima derisa ishte duke prerë dru në pyll aksidentalisht ka pësuar lëndime trupore, përcjell lajmi.net.

Viktima u dërgua për tretman mjekësor në emergjencën e Podujevës por aty u konstatua vdekja e tij.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë u dërgua në institutin e Mjekësisë ligjore për obduksion. /Lajmi.net/