Ndërron jetë moderatori i njohur

Bota e televizionit është tronditur sot nga një lajm i hidhur.

ShowBiz

26/03/2018 14:05

Kjo ngase, moderatori i njohur italian, Fabrizio Frizzi i cili drejtonte emisionin “L’Eredita”, shkruan lajmi.net.

Moderatori vdiq si shkak i një hemorragjie celebrale dhe këtë gjë e ka bërë të ditur bashkëshortja e tij.

Fabrizio Frizzi ka ndërruar jetë në moshën 60 vjeçare në një spital të Romës, ndërsa raportohet se edhe vitin e kaluar ka pasur probleme me shëndetin.

“Faleminderit Fabrizio për gjithë dashurinë që na ke dhuruar”, janë fjalët e bashkëshortes Carlotta, për të ndjerin. /Lajmi.net/