Ndërron jetë ish kampioni i botës në MotoGP

Pas 5 ditësh në gjendje kome në spitalin Bufalini të Çezenës ka ndërruar jetë motoçiklisti i Superbike Nicky Hayden.

Sport

22/05/2017 18:34

Ish-kampioni i botës në MotoGP, Hayden, u përplas mesditën e 17 majit nga një makinë e tipit Peugeot, teksa ishte duke u stërvitur me një biçikletë.

Piloti 35-vjeçar amerikan e pësoi aksidentin në aksin Riçone-Tavoleto, jo shumë larg Mizano Adriatikos.

Biçikleta e përdorur nga Hayden ra në kanalin në anë të rrugës, ndërsa vetë piloti u përplas me xhamin e përparmë të makinës, duke marrë plagë të rënda, të cilave pavarësisht përpjekjeve të mjekëve nuk u mbijetoi dot.