Ndërron jetë i aksidentuari në Malishevë

Në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës, ka ndërruar jetë një i aksidentuar.

Lajme

04/12/2018 09:46

Më 18 nëntor të këtij viti në fshatin Arllat të Malishevës kishte ndodhur një aksident, raporton lajmi.net.

Si pasojë e këtij aksidenti një person kishte marrë lëndime të rënda dhe ishte dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme, i njëjti ka ndërruar jetë në QKUK dhe me vendim të prokurorit trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. /Lajmi.net/