Ndërron jetë e aksidentuara në Fushë Kosovë

Gjatë ditës së djeshme ka ndërruar jetë viktima e cila ishte duke u trajtuar në QKUK pas plagëve që kishte marrë nga aksidenti.

Lajme

21/01/2019 10:18

Më 7 janar të këtij viti, kishte ndodhur një aksident të Fushë Kosovë, me ç’rast një femër kishte pësuar lëndime të rënda, raporton lajmi.net.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë ditës së djeshme rreth orës 13:10 viktima ka ndërruar jetë në QKUK, pasi që ishte duke u trajtuar në mjekim intensiv në QKUK pas lëndimeve të pësuara në aksident trafiku.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në obduksion. /Lajmi.net/