Ndërron jetë dentisti 44-vjeçar, ishte me grip

Një dentist 44-vjeçar në Alabama, SHBA, ka ndërruar jetë pak ditë pasi ishte diagnostikuar me grip.

Bota

27/01/2018 18:37

Sipas ‘Etowah County Coroner London Pearce’, vdekja e 44-vjeçarit ishte me shumë mundësi si pasojë e gripit.

Rezultatet e plota të toksikologjisë pritet të jenë të disponueshme brenda 2-3 muajve të ardhshëm, sipas Pearce.

Një nga të afërmit e Bittner tha në një postim në Facebook se ai vdiq nga komplikimet e gripit.

Më 16 janar, dy ditë para se Bittner të vdiste, kishte postuar një shënim duke thënë se zyra do të mbyllej më 17 janar, ‘Për shkak të sëmundjes dhe motit’.