Ndërron jetë artisti i njohur shqiptar

Ka ndërruar jetë më moshën 78-vjeçare piktori i njohur shqiptar Agim Faja.

Lajme

28/06/2017 09:51

Ai ka marrë pjesë në shumë ekspozita si kolektive ashtu dhe personale. Gjithashtu Faja është nderuar me një sërë çmimesh ku spikat titulli titulli “Piktor i Merituar” i akorduar në vitin 1987 dhe gjithashtu titullin “Pishtar i Demokracisë” i dhënë në vitin 1996.

Artisti lindi në Shijak në vitin 1939 dhe nga ky qytet ka marrë dhe nderimin “Qytetar Nderi i Shijakut”. Varrimi i tij do të bëhet gjatë ditës së sotme në orën 17:00 në Shijak./Express/