Ndërron jetë aktorja e njohur

Modelja dhe aktorja, Kim Porter e cila kishte tre fëmijë me reperin Diddy, ka vdekur të enjten.

ShowBiz

16/11/2018 08:35

Modelja dhe aktorja e njohur, Kim Porter, nëna e tre fëmijëve ka ndërruar jetë të enjten në moshën 47 vjeçare, shkruan lajmi.net.

“Me shumë dhimbje, unë po e konfirmoj vdekjen e Kim Porter. Kërkoj që të jeni të kujdesshëm ndaj familjarëve të saj”, tha në një deklaratë publicisti, Combs Cyndi Berger.

Porter dhe Combs ishin një çift për më shumë se një dekadë deri në vitin 2007. Ata kanë vajza binjake dhe një djalë së bashku.

Porter gjithashtu kishte një djalë nga një marrëdhënie e mëparshme.

Lajmi i vdekjes së Porter ka prekur të gjithë miqtë, të cilët shprehën ngushëllime të përzemërta në rrjetet sociale. /Lajmi.net/