Ndërron jetë 1-vjeçari, mjekët nën hetim

Një fëmijë vetëm një vjeçar ndërroi jetë ditën e sotme në spitalin e Elbasanit.

Lajme

21/03/2016 23:34

 

Ai u shtrua një ditë më parë në gjendje të rëndë, por me gjithë përpjekjet i mituri nuk ka mundur të mbijetojë.

Pas kësaj humbjeje tragjike familjarët kanë ngritur pretendimet për mjekim te pakujdesshëm.

Lapsi.al mësoi se për këtë arsye fëmija do të dërgohet për kryerjen e autopsisë. Për këtë çështje po merren në pyetje mjekët dhe personeli i spitalit.

Për momentin nuk ka persona të ndaluar pasi po kryhen veprime proceduariale. Të njëjtat burime i thanë lapsi.al se do të analizohet kartela mjekësore e viktimës dhe veprimet e mjekëve.