Ndërron data e publikimit të këngës ‘Pa ty’ të Robert Berishës, kjo është arsyeja

Këngëtari i njohur Robert Berisha pak më parë paralajmëroi këngën e re.

ShowBiz

19/06/2018 18:23

Përmes llogarisë së tij në Instagram, bëri të ditur se kënga do të publikohej nesër në orën 17:00, shkruan lajmi net.

Ndërkaq para pak çastesh, për Lajmi.net këngëtari Berisha ka treguar se për shkak të përfundimit të projektit më herët, kënga lansohet sot në orën 19:30

‘Pa ty’, është kënga e radhës e Robertit që pritet të pëlqehet nga publiku. /Lajmi.net/