Ndërrojnë shifrat në Klinë

Sipas rezultateve të fundit të KQZ’së, nga 94.51 për qind e votave të numëruara, në balotazh në Klinë do të shkojnë Sokol Bashota i PDK’së dhe Enver Berisha i AAK’së.

Lajme

06/11/2013 16:41

Për 99 vota Fadil Gashi i Lidhjes Demokratike të Kosovës aktualisht është duke e humbur mundësinë që të garojë në balotazh më 1 dhjetor për Kryetar të Komunës së Klinës, përballë Sokol Bashotës të Partisë Demokratike të Kosovës.

Filimisht, Kandidati i LDK’së ishte renditur i dyti. Por, nga numërimi i mëtejmë i votave e ka humbur këtë pozicion, duke u zëvendësuar nga Kandidati i AAK’së.

Sipas rezultateve të fundit të KQZ’së, nga 94.51 për qind e votave të numëruara, në balotazh në Klinë do të shkojnë Sokol Bashota i PDK’së dhe Enver Berisha i AAK’së.

Sipas të dhënave të fundit Enver Berisha i AAK’së tani ka 4.517 ose 24,31 për qind, ndërsa Fadil Gashi i LDK’së ka 4.418 vota ose 23.78 për qind. Ndërsa Sokol Bashota i PDK’së ka 7.933 vota ose 42.70 për qind.

Por, meqë nuk janë të numëruar të gjitha votat e vlefshme, ende nuk mund të thuhet sigurt që Berisha do të jetë përballë Bashotës, pasi gara e ngushtë për vendin e dytë mund të shënojë përsëri përmbysje të rezultatit.