Ndërroi numri, ndërroi fati

I liruar nga barra e parashikimeve që sjell fanella me numrin 7 e Manchester Unitedit, Antonio Valencia realizoi një gol të bukur këtë javë që ka zgjuar menaxherin David Moyes t’i bëjë thirrje të shënojë edhe të tjerë. Mesfushori ekuadorian mori fanellën me numrin 7 të bartur më parë nga yje të Unitedit si George…

Sport

20/09/2013 22:00

I liruar nga barra e parashikimeve që sjell fanella me numrin 7 e Manchester Unitedit, Antonio Valencia realizoi një gol të bukur këtë javë që ka zgjuar menaxherin David Moyes t’i bëjë thirrje të shënojë edhe të tjerë.

Mesfushori ekuadorian mori fanellën me numrin 7 të bartur më parë nga yje të Unitedit si George Best, Bryan Robson, Eric Cantona, David Beckham e Cristiano Ronaldo, pasi ishte shpallur futbollisti më i mirë i ekipit për stinorin 2011-12.

Mirëpo, ai realizoi vetëm një herë në sezonin e kaluar në disa paraqitje të zbehta dhe kërkoi nga klubi t’ia rikthejë numrin e tij të vjetër, 24. Dhe, në bazë të paraqitjes së tij në fitoren 4-2 ndaj Bayer Leverkusenit të martën, ai vërtetë u duk si ‘Valencia i vjetër’.

“Ai luajti mjaft mirë”, deklaroi Moyes në konferencë për shtyp para ndeshjes me Manchester Cityn të dielën.

“Më kanë njoftuar se ai është dashur ta ndërrojë numrin në mënyrë që t’i ndërrojë edhe fati. Nganjëherë, kjo mund ta bëjë dallimin te një futbollist në aspektin psikologjik. Në përgjithësi jam i kënaqur për të”, u shpreh strategu i ri i gjigantit nga Old Trafford.