Ndërroi jetë në rrethana të dyshimta, zbardhen detajet për Mac Miller

Mac Miller vdiq nga mbidoza e drogës.

ShowBiz

06/11/2018 08:12

Reperi nga SHBA, Mac Miller vdiq si rezultat i një mbidoze që përfshinte kokainën, fentanil dhe alkoolin, thuhet në rezultatet e obduksionit, shkruan BBC, transmeton lajmi.net.

Departamenti i Mjekësisë së Los Anxhelosit, Coroner, konfirmoi të hënën arsyen e vdekjes së yllit.

26 vjeçari i cili bëri famë në SHBA me albumin e tij debutues në vitin 2011, u gjet i vdekur në shtëpinë e tij në Kaliforni në shtator.

Ish-e dashura e tij,  Ariana Grande e quajti atë “engjëll” në këngën “Thank you next” që e publikoi në fundjavë. /Lajmi.net/