Ndërroi jetë Dick Gregory, komiku dhe aktivisti për të drejtat e njeriut

Komiku dhe aktivisti për drejta të njeriut, Dick Gregory, ka vdekur në moshën 84 vjeçare.

ShowBiz

20/08/2017 23:06

Ai ishte shtrirë në spital një javë më parë, pasi që kishte pasur infektim të rëndë bakterial.

Gregory ka qenë i njohur si komik i madh në televizionet e shumë familjeve, po gjithashtu edhe si aktivist i të drejtave të njeriut.

Ai theu barriera racore në vitet 1960 dhe përdori humorin e tij si mjet për të luftuar kundër pa barazive, dhe për të shpërndarë mesazhe për një shëndet më të mire.

Lindi në vitin 1932 me emrin Richard Claxton Gregory, në një familje të varfër, mirëpo puna e tij pa lodhshme bëri që ai të ketë suksese në jetë pavarësisht se u rrit në kohën kur Amerika kishte ende racizëm të madh, dhe afro-amerikanët nuk përziheshin më të bardhët.

Ai ka lënë pas vetes gruan dhe 10 fëmijë.