Ndërrimi i orës

Lexoni edhe: Të dielën bëhet ndërrimi i orës (mars 2014) Ne jemi të përgatitur se çdo gjë që bëjmë e kemi një orë më pak ditën, rrezikun se nuk do të kemi një orë më shumë për të fjetur dhe ky është një problem i madh te njerëzit. Edhe pse merr disa ditë që të…

Lifestyle

26/10/2013 14:30

Lexoni edhe: Të dielën bëhet ndërrimi i orës (mars 2014)

Ne jemi të përgatitur se çdo gjë që bëjmë e kemi një orë më pak ditën, rrezikun se nuk do të kemi një orë më shumë për të fjetur dhe ky është një problem i madh te njerëzit.

Edhe pse merr disa ditë që të mësoheni me ndërrimin e kohës, që të përfundojë dita në orën 16:00, ditët e para do të jenë gjithmonë më të vështira. Vetëm të hënave kur koha ndryshon, bëhen shumë aksidente trafiku, infarkti në zemër bëhet më i shpeshtë, e punëtorët bëhen më pasivë, shumë pak produktivë dhe më shumë dëshirojnë të kalojnë kohë në internet sesa duke kryer punë.

Një studim që është bërë lidhur më ndërrimin e orës tregon se shumë njerëz nuk e ndërrojnë orën deri në mëngjesin e së hënës, sepse duan që të kenë më shumë kohë të dielën në shtëpi. Ideja e të mos ndërruarit të orës, bën të mendoni se drita e ditës është më e gjatë. Por, kjo nuk mund të jetë e vërtetë.

“Ora mund të ndërrohet më një prekje të lehtë, por koha e trupit tonë është më e komplikuar”, ka thënë një edukator për gjumin.

“Ndërrimi i orës mund ta sfidojë gjumin tonë dhe kështu njerëzit në përgjithësi do të fillojnë ta kuptojnë se sa është i rëndësishëm menaxhimi i gjumit.”

Dhe këta gjumash, sidomos fëmijët e vogël që duhet të zgjohen një orë më herët për të shkuar në shkollë, e shtrojnë pyetjen: Pse ka nevojë të ndërrohet ora?

Nuk ka ndonjë arsye të veçantë pse ndërrohet ora të dielave në mëngjes.

Në të gjithë botën mund të ndryshojmë disa programe që bëjnë ndryshimin e ditës tuaj dhe kalendarit tuaj duke ndërruar orën, por mund ta menaxhojmë këtë shumë mirë dhe me sportivitet.

Duhet të jemi shumë të kujdesshëm me gjumin. Pasi duke fjetur shumë vonë të dielave apo të bëni në sy gjumë pasdite, e bën të vështirë gjumin natën dhe zgjimin në mëngjesin e së hënës.

Shumë do të preferonin që mëngjeset të jenë të errëta, siç janë mësuar me orën e vjetër, se ato me dritë.