Ndërpritet sfida mes Flamurtarit dhe Vëllaznimit, tifozët vendas sulmojnë lojtarët mysafirë

Është ndërprerë në minutën e 88’ sfida e xhiros së 11-të të Vala Superligës së Kosovës mes Flamurtarit dhe Vëllaznimit.

Sport

20/10/2017 16:21

Skuadra gjakovare përmes një njoftimi në Facebook, njofton se përballja ndaj Flamurtarit është ndërprerë në minutën e 88’.

Në njoftim thuhet se Vëllaznimi në minutën e  88’ ka arritur të barazoi rezultatin në 1:1 përmes Altik Muhazhirit, dhe pas golit, tifozët vendas kanë hyrë në fushë dhe kanë sulmuar lojtarët mysafirë.

Njoftimin e skuadrës së Vëllaznimit e gjeni në pjesën e mëposhtme./Lajmi.net/