Ndërpritet ndeshja ndërmjet Ganës dhe Guinesë Ekuatoriale

Ndeshja ndërmjet Ganës dhe Guinesë Ekuatoriale është ndërprerë pasi ka pasur skena të pahijshme dhe shumë të rrezikshme të krijuara nga tifozët.

Sport

05/02/2015 22:28

Përballja shumë e rëndësishme për Play-Off sa i përket Kupës së Afrikës, ndërmjet Ganës dhe Guinesë Ekuatoriale është shndërruar në një luftë.

Ajo është ndërprerë në minutën e 82’ pas trazirave që kanë krijuar tifozët duke rrezikuar jetën e shumë personave.

Sidoqoftë, policia intervenoi edhe me helikopterë, duke qetësuar gjendjen. Takimi përfundoi me fitore 3-0 në të mirë të Ganës.