Ndërpritet Besiktas-Galatasaray

Qindra tifozë të Besiktasit u vërsulën në fushën e ‘Ataturk Olympic Stadium’ në minutat shtesë duke shkaktuar ndërprerjen e ndeshjes kundër rivalit të qytetit Galatasaray. Dy minuta para përfundimit të kohës shtesë, ekipet u larguan nga fusha duke shkuar në drejtim të zhveshtores pas shpërthimit të kacafytjes mes tifozëve dhe personelit të sigurimit, incident i…

Sport

22/09/2013 19:32

Qindra tifozë të Besiktasit u vërsulën në fushën e ‘Ataturk Olympic Stadium’ në minutat shtesë duke shkaktuar ndërprerjen e ndeshjes kundër rivalit të qytetit Galatasaray.

Dy minuta para përfundimit të kohës shtesë, ekipet u larguan nga fusha duke shkuar në drejtim të zhveshtores pas shpërthimit të kacafytjes mes tifozëve dhe personelit të sigurimit, incident i nxitur nga mesfushori i Galatasarayt, Felipe Melo që u përjashtua me karton të kuq në minutën e 92-të.

Policia hodhi gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën. Galatasaray ishte në epërsi 2-1 pas dy golave nga Didier Drogba.

Sulmuesi Hugo Almeida kishte kaluar Besiktasin në epërsi pas 18 minutash lojë para rikthimit të mysafirëve nëpërmjet yllit nga Bregu i Fildishtë.

Ndeshja hyri në histori si dueli me shikueshmërinë më të madhe në Turqi me 76,127 spektatorë të pranishëm.

Në ndeshje derbi, tifozët e skuadrave mysafire e kanë të ndaluar ardhjen në stadium, sipas rregullave të reja të Federatës turke të Futbollit.