Ndërpriten punimet në Kizhevak të Serbisë

Departamenti i Mjekësisë Ligjore, i cili funksionon në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë njofton opinionin publik se ekipi i DML-së së bashku me ekspertët e EULEX-it të cilët po qëndronin në Kizhevak të Serbisë ka ndërprerë përkohësisht punimet që po zhvillonin atje për shkak të kushteve të vështira atmosferike të cilat në raste të tilla pamundësojnë gërmimet.

Lajme

14/12/2015 12:07

Gjatë kohës së qëndrimit në Kizhevak, është kryer etazhi i parë i planifikuar dhe me fillim të punës pritet të përfundohet edhe etazhi i dytë.

Departamenti i Mjekësisë Ligjorë njofton opinionin se punimet në këtë teren do të vazhdojnë vitin e ardhshëm, në gjysmën e dytë të janarit./Kp/