Ndërpriten punimet e ndërtimit të murit në pjesën veriore të Mitrovicës

Ministria kosovare e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ka marrë vendim sot që të ndalojë punimet në murin, i cili po ndërtohet afër urës kryesore mbi Ibër në pjesën veriore të Mitrovicës.

Lajme

08/12/2016 17:12

Në muri, siç njofton Tanjug, sot në gjuhën shqipe është vendosur njoftimin nga MMPH, për ndalimin e punimeve, transmeton lajmi.net.

Muri i lartë rreth 2 metra, i cili ka filluar të ndërtohet ditëve të fundit në pjesën veriore të Mitrovicës ka ngjallur reagime të shumta në Kosovë.

Sipas ministres për Dialog në Qeverinë e Kosovës, ky muri nuk është pjesë e marrëveshjes së Brukselit për restaurimin e urës kryesore mbi Ibër dhe pjesëve përreth saj.

Është paralajmëruar rrënimi i këtij muri.

Në anën tjetër, kryetari i Mitrovicës veriore, Goran Rakiq e thotë të kundërtën, duke theksuar se çështja e murit është e zgjidhur. /Lajmi.net/